Biskota të kripura me kuinoa, bullgur dhe bizele
Kjo recet është e mirë si për ju dhe fëmijet tuaj. Natyrishtë për ata, hiqni specin djegës. Shërbehen si antipastë, si një pjatë e dytë nese i shoqëroni me një sallatë, ndërkohë janë dhe të mira si vaktë për tu marr me vete në punë. Me pak kalori dhe të ngopin shpejt.
Per rreth 20 cop
1 gotë bullgur
gjysëm gote kuinoa
1 gotë bizele
2 qep të njoma
Pak mëndër
pak majdanoz
pak koper
2 lugë kafe tumerik
Pak kripë
2 speca djegës të freskët
2 vezë
2 lugë djathe parmixhano të grirë
2 lugë vaj ulliri
Zieni kuinoan dhe bullgurin në ujë të bollshëm me kripë për 15 minuta. Kullojini dhe ruajini mënjanë.
Kavërdisni qepën me bizelet sa të zbuten paksa. Hiqini dhe shtoini te bullguri dhe kuinoa. Shtoni dhe erëzat e grira imët, specin djegës, pak kripë, vezët, djathin dhe tumerikun. Përzijeni mirë.
Me duar ose lugë merrni pak nga brumi dhe vendosini në një tavë me letër furre posht. Vendosni larg njërat tjetrës pasi hapen gjatë pjekjes.
Piqini në furrën e nxehur më parë në 160°C për 30 minuta ose derisa janë thekerisur mirë.
Lërini të ftohen dhe shërbejni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |