Barbun me galet
Barbuni është një llojë peshku që mezi përshtatet në llojshmëri mënyrash për gatimin e tijë. E vetmja mënyrë që na shijon më shumë dihet që është i skuqur. Sot po jua sjell me galet të thekërisur në furrë. Një mënyrë më e shëndetëshme se i skuqur por njëkosishtë ruan thekërisjen e tij si të jet i skuqur.
150 tul buke
70 gr galet (bukë e thatë e grirë imët) peksimadhe
2 lugë djathë kaçkavall i grirë
4-5 lugë vaj ulliri
1 tufë e vogël majdanoz vetëm gjethet
2 thelpinjë hurdhër
kripë dhe piper i zi sa na mjaftonë
Pjesa tjetër:
barbun
vaj ulliri
limona
Pastroni mirë barbunin dhe lëreni të kulloj mënjanë. Përgatisni bazën e gratinaturës.
Pastaj kaloni barbunin në galet duke i ngjeshur mirë që të lyhet nga të gjitha anët. Radhiteni në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni sipër pak vaj ulliri. Piqeni në 180° për 30 minuta ose deri kur shikoni që sipërfaqja e tijë është e thekur mirë. Shërbejeni me limon.
Ju bëftë mirë 🙂