Asparag furre me domate të vogla dhe kontorno meli
Një pjatë dietike por me shumë shije. Pranvera po afron dhe duhet të hajm sa më shumë ushqime me ngjyra, të lehta e kryesishte perime e karbohidrate të mira për të pastruar organizmin nga toksinat.
500 gr. asparag
2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
një dorë domate të vogla
2 thelpinjë hudhër
pak kripë dhe piper të zi
Pak majdanoz
Për melin:
2 filxhan kafe mel
4 filxhan kafe ujë të nxehtë
1 thelpi hudhër
pak majdanoz të grire
1 lugë vaj ulliri
pak kripë
1 spec djegës
Pastroni asparagët nga fundi i forte duke i hequr dhe pak lëkurën e fundit, shpëlaini mirë në ujë të ftohtë dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë.
Sipër vendosni domatet e vogla të prera në katërsh, hudhrën e grirë imët, kripë, piper të zi dhe spërkateni me vajin e ullirit. Futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 25 minuta.
Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër.
Për kontornon e melit veproni në këtë mënyrë.
Grini imët hudhrën, majdanozin dhe vendoseni të kaurdiset me vajin e ulliri dhe specin djegës. Kur vaji të jetë aromantizuar mirë shtoni melin që më parë e keni shpëlarë mirë e mirë në ujë të ftohtë. Thekëriseni sëbashku, shtoni ujin e nxehtë , kripën dhe mbylleni me kapak. Lëreni të ziejë si pilafi.
Pasi është bër me vrima në sipërfaqe, lëreni të ftohet paksa dhe shkërmoqeni me pirunë sipër.
Shoqëroni asparaget me të.
Submit your review | |