#aperidinner
Ja e shikoni gjithë këto gjëra të mira në foto është ushqimi më i dashur për mua. Brusketa, finger food, kremëra e lloj lloj delikatesash të vogla që quhen “fine food” bëjnë darkën perfekte për mua atë që quhet darkë aperitive ose “darkë meze”.
Për të krijuar nje darkë të till ju duhet shumë fantazi dhe pak furnizim i mirë me gjëra të shijshme si djathëra vaj ulliri ose tartufi, ullinjë, proshutëra të ndryshme. Gjalpë i aromatizuar, djathë të butë me tartuf e kështu gjërash të tilla fine food. Të servirura me shije në pjatanca të bukura, prej druri, porcelani, gize os ç’tju marri mëndja ju që është e bukur. Hapni dhe verën tuaj të preferuar dhe shijoji në maksimum.
Po ju lë me disa receta të ushqimeve që shikonin foto.
Bruketa me djathë të butë dhie dhe ullinjë.
Përbërsit:
djathë i butë dhie
ullinjë
bukë
Përgatitja:
Thekni bukët. Grini imët ullinjtë dhe përzijini me djathin e dhisë. Lyeni bukët me këtë krem dhe sipër vendosni nga një kokër ulliri.
Brusketa me qep të karamelizuara
Përbërësit:
Qep
sheqer
uthull balsamike
pak gjalpë
pak ujë
feta buke
Përgatitja:
Prisni qepet hollë dhe vendosini të kavardisen me pak gjalpë.Sapo fillojnë të marrin ngjyrë shtoni sheqerin dhe lërin përsëri të kavërdisen ngadal, pastaj shtoni pak ujë. I lini të karamelizohen derisa fillojnë të marrin ngjyrë të artë, uji të shterojë dhe qepët të bëhen të buta, i shuani me uthullën balsamike.
Lërini të ftohen dhe vendosni sipër bukës së thekur. Sipas dëshirës bukën e thekur.
Sipas dëshirës lyeni disa feta buke dhe me djathin e butë dhe sipër vendosni qepët e karamelizuara.
Kompletoni pjesën tjeter të pjatancës me copa djathi parmixhano, proshut, pjepër, brusketa të tjera me djathë të butë dhe rukola.
Speca të pjekur:
Përbërësit:
speca të vegel
kripë
ullinjë
hudhra
kokra shege
vaj ulliri
majdanoz
2 lugë uthull
Përgatitja:
Lani specat dhe thaini me një beze kuzhine dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Kripisoni, sperkatini me pak vaj ulliri dhe vendosini në furrë të piqen në 200°C për 20 minuta, hiqini dhe lërini në një enë kudo ti marinoni me hudhër të grir, ullinjë, majdanoz, uthull, piper të zi dhe kokrra shege. Përzijini dhe lërini disa minuta të pushojnë dhe të lidhen shijet me njëra tjetrën.
Sallatë me rukola me sheg
Përbërsit:
rukola
copëza djathi pekorino
kokrra sheg
kripë
vaj ulliri
Përgatitja.
Përzijini të gjithë përbërsit bashkë .
Brusketa me domate të thata.
Përbërësit:
domate të thata
vaj ulliri ekstra i virgjër
ullinjë
borzilok
hudhër
feta buke
Përgatitja:
Prisni domatet e thata nv copa të vogla dhe marinoini me vaj, ullinjë dhe borzilok. Thekni disa feta buke dhe sipërfaqen e saj fërkojeni me hudhër. Sipër bukës vendosni domatet e marinuara.
Të gjitha përgatitjet vendosini në harmoni në një pjatancë ku do të shtoni dhe copa djathi kokra shege, chorizo të skuqur.
Pjatanca e mëposhtme është me proshutëra e sallamëra të ndryshëm, ullinjë turshi, pjepër, brusketa me domate, copa djathi e çtë doni më tepër. Unë po ju sugjeroj dhe gjithë kategorinë e antipastave për të pasur një darkë perfekte me këto kinkalerina të bukura e shumë të shijshme.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |