Antipast me Bresaola
Bresaola(brezaola) është një tip proshutë gati e ngjashme me mishin tonë të thatë.Konsumohet kryesishte si antipastë.Është lehtësishtë e gjendëshme dhe në Shqipëri por nëse nuk arrini ta gjeni dhe nëse rastisni të bëni një udhëtim drejt Italis mos e lini pa blerë.
Bresaola
rukola
djathë parmigiano(parmixhano)
disa gjethe majdanozë
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
1 thelpi hurdhër
pak kripë dhe piper i zi i bluar në momentë
Prisi shumë hollë bresaolën në feta dhe vendoseni në një pjatancë.Sipër shtoni rukola dhe fleta djathi parmixhano.(mund ta prisni kaq hollë me ndihmën e një qëruese patatesh)
Në një mikser shtoni gjethe majdanozi,pak kripë dhe piper te zi,vaj ulliri dhe hurdhrën dhe grijini mire derisa të përfitoni një tip salse të hollë.Këtë salsë shtojeni sipër bresaolës dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂