Fluturimet Shpirterore 3
Te jesh i varfer do te thote te ndash….e te ndash do te thote
..te duash ,e dashuria te ben te bukur ne varferine tende!
Sepse ekzistojne dy lloj varferish,
materiale dhe shpirterore .
Te mos kesh kepuce ,eshte me mire se te kesh nje shpirt sholle ,qe nuk e gezon asgje.
Eshte me mire se takat e larta te cilat shohin nga lartesite artificiale te formimit te modes se ulet .
Te jesh i varfer materialisht ,do te thote…
….ta ndjesh Pranveren ne cdo stine .
Te ecesh zbathur e te ndjesh barin te guxhulisi kembet dhe kjo eshte terapia me e mire qe lartesohet ne konkurencen e kolltuqeve te psikologeve qe picerojne syte pas syzeve per te nxjerre ne drite papastertite e shpirtit te ngushtices Gjibraltariane te disa xhepfryreve.
Dhe Dimrin …nuk e harroj Dimrin qe i fut plevitin e ben trupat e tyre te ngrijne ne stolat e harruar nga koha si deshmitare te ashpersise se menyres sundimtare.
Ata jane deshmi e gabimeve te kesaj jerarkie shoqerore….te daljes nga rrethi ,te dobesise dhe falimentit.
Ata njerez te varfer nga kushtet nga Natyra ,nga fati qe na privilegjon ne qe shpesh harrojme kete aspekt transformimi total ,zgjasin duart miqesisht ,buzeqeshin embelsisht dhe presin ,presin perkrahjen e atyre qe munden te bejne jeten e tyre me te pershtatshme per te jetuar,me dinjitoze.
Eshte detyra jone harmonia e te qenit me te dukurit !

Valbona Duraj