THESAB• Design House
THESAB•
Dhe emri flet vet….por unë po ja përshkruaj me fjalët më të thjeshta ashtu siç këto pjata janë. Të krijuara me dashuri në mënyrë artizanale. E nëse ndalesh te çdo njëra prej tyre, secila ka një histori për të treguar.
Pas këtij brandi minimalist fshihet një vajzë shumë e talentuar. Sabrina e cila është thelemuese e THESAB• Design House, një shpi arkitekture, Brand-i, Interior Design-i pra çdo gjë që ka të bëj me krijmtarin por jo vetëm kaq. Sabrina është një vajzë që ka atë shkëndijen brenda për të krijuar të bukurën. Ajo është themeluese dhe e UN jewelry ku çdo krijim i saj kthehet në vepërt arti. Me Sabrinën u njohëm krejt rastësishte duke u ndjekur në rrjetet sociale, dhe sapo hap faqen e saj ate që ve re më shumë është kujdesi për çdo detaj. Vë re frymën perendimore në një punë artizanale të krijuar për shijet e secilit. Pjatat janë unike në stilin e tyre, dhe të gjitha mbajnë një emër që i dallon nga tjetra dhe i pëshkruan karakterin. Unë jam e dashuruar me Daisy-n por dhe me Valerine
Këtu po ju prezantoj krijimet e saj me të fundit të cilat sot i solla të stiluara me ushqim shtëpiak, atë që unë përfaqësoj më së miri, por këto pjata mund të përdoren dhe si orendi dekori në ambjentet tuaja të shtëpis apo punës.
Si mesore për tavolinën, një dekor në dhomën e gjumit, për të vendosur sipër bizhutë, parfumet, ruazat me perla. Në tualet për të mbajtur kremërat e fytyrës etj.
Dhe pse personalisht mendoj që pjatat e saj duhet të jenë në tavolinat e restoranteve më në zë të botes, te Noma në Kopenhagen, Te Massimo Bottura në Modena, në Spanje te Vëllezërit Roca.
4 pjata nga koleksioni më i ri.
Kjo është Daisy dhe adhuron pianon thotë Sabrina, por për mua do dhe Pranveren, violinën, shampanjën, ëmbëlsirat franceze dhe një vazo me lule Margarita, ashtu siç ka dhe emrin.
• KLARA •
Loved by the sea kissed by the sun
Klara është më e brishta e familjes, e shtruar buzë detit apo në ballkonet tuaje verore me fruta, midhje, apo peshk me nje gotë verë të bardhë Klara do i bëj mbrëmjet tuaja të verës të paharueshme. Por provojeni mbusheni me guacka dhe mbajeni si dekor ne shtëpi do e shikoni që do i shtoj ambjenti tuaj freskin dhe aromën e detit.
Valeria është franceze, elegante dhe me karakter të fortë. Për të egziston vetëm ngjyra e zezë. Pak egoiste dhe kapriçoze. I pëlqen të flasi me henën dhe të dehet me verë të kuqe.
Valeria eshte pak tip i veshtirë. Nuk ulet me vajza të zakonshme në tavolinë – thotë Sabrina.
Por unë Valerine e shoh përgjatë një pikniku me bukë me djathë të butë ose gjalpë të kripur, një gotë verë të kuqe dhe shumë dashuri.