Produktet e reja nga Honeybee Albania
Ashtu siç ju kam folur në këtë postim për produktet Irxhanës sot dua tju prezantoj me dy produktet të reja të bëra enkas për fytyren time.
Kremi hidratuse dhe kremi antirrudh i lehtë për sytë.
Që kur fillon sfileton kapakun era delikate që përhapet të ngjanë me nje tortë me mjaltë. Po kot nuk thon që kuzhina eshtë kimi dhe kimija eshtë si kuzhina. Të dyja duhen bër me pasion dhe dashuri për të arritur te rezultati final. Dhe më besoni rezultati final i Irxhanës është shumë i kënaqshëm. Nga aroma e kupton që është tërësishtë bimore dhe pëbërës krysor ka mjaltin dhe propolisin.
E aplikoj duke e masazhuar në fytyrë me delikates dhe përbërja e tij si mendafshi e bën dhe më të lehtë hapjen.
Perthithet menjëherë dhe ta lë ëkurën e butë dhe jo të ngjitur e me yndyrë. Mu deshën vetëm 2 herë aplikim për të kuptuar që është një produktë i bër me shumë pasion e dashuri.
Ajo që më pëlqeu dhe më shumë te ky produktë dhe tek e lan fytyrën ai duket sikur aktivizohet përseri dhe në kontakt me ujin lëkura bëhet dhe më e butë. Kjo do të thote që dhe vitamina E është me shumic në të. Pikë më shumë për këtë krem.
Përbërësit e tij të tjerë janë; vaj ulliri, vaj avokado, vaj jojoba, xhel aloe vera
Është 30 ml dhe ka spf 15 dhe jetëgjatësi 3 muaj.
Kremi antirudhë për kontornon e syve vjen më i plot por me konsistenc të njëjtë me të parin, erën e ka më te plot gati te të njëjtat nuanca. Ky hapet pak më me vështirësi ashtu siç duhet të hapen të gjithë kremërat e syve për të pasur mundësi masazhimin. Unë e aplikoj dhe në qepalla dhe rathët e buzëve,
Dhe pasi i kam aplikuar të dy i bëj masazh me masazhatorin me gurë zhade. Ai qëndron gjithmonë i ftohtë dhe ndihmonë në mbylljen e poreve, reduktimin e skuqjes së fytyrës, ka efekte lifting dhe ndimon për mos shfaqjen e rathëve të syve e mbi të gjitha ka efekt relaksues. Një teknik kjo shumë e përhapur në Azi e sidomos në Japoni.
Mua si përtace që jam më ndihmonë për të punuar më shumë me lëkurën e fytyrës duke qën se masazhatori të jep një dorë të mirë dhe pa lodhje. Çmimi është qesharak për te marrë dy produkte që fuksionojnë dhe mbi të gjitha artizanale kur në përgjithësi shpenzojmë më shumë duke bler markën sesa produktin. Ndaj një bravo ???? të madhe Irxhanës duarartë që ka sjell në treg këto produkte.
Produktet i gjeni në faqen e Irxhanës në instagram honeybee_albania
PS: Postimi është krejtësishtë sygjerim personal, asnjë individ, firm apo mark smë ka sponsorizuar.