Midhje vongole pikante
Vera kërkon vetëm ushqime të tilla, midhjet janë në sezon tani ndaj nëse keni mundësi përdorini sidomos ju vajza. Të pasura me acid folik dhe B12 një elizir për jetë të gjatë.
1 kg. midhje vongole të lëna më parë në ujë me kripë për rreth 3-4 orë
3 speca djegës të freskët
Bishta qepe
4 thelpinjë hudhër
1 tufë e vogël majdanoz
gjysëm gote verë të bardhë
2 lugë vaj ulliri
Grini imët hudhrat, specin djegës të pastruar nga farat dhe majdanozin. Vendosini të kaurdisen dhe të aromantizohen me vajin, sapo të fillojnë të lëshojnë aromën e mirë shtoni dhe midhjet, gotën e verës dhe mbyllini me kapak.
Lërini derisa midhjet të hapen të gjitha, rreth 3-4 minuta. Herë pas here lëvizni tiganin që ti jepni mundësi të hapen të gjitha.
Kur të jenë gati shërbejini sipër me bishta qepe të njomë, akoma spec djegës, majdanoz të grirë imët dhe hsume bukë të thekur 😉