Biskotat kallam sheqeri
Nuk janë tjetër vetëm një brum frolla me dy ngjyra të përdredhura, mision që me shumë dëshirë mund ta bëjnë fëmijet tuaj. Unë kam përdorur kakao dhe ngjyrues ushqimor pa kimikate por nëse kini merak për tja dhën fëmijve atë mund të përdorni vetem kakaon ose të ngjyrosni brumin me lëngë panxhari.
Për 20 biskota :
Për brumin e bardhë
300 gr. miell
1 vezë temperatur ambjenti
180 gr. gjalpë të ftohtë i prerë në copa të vogla
100 gr. sheqer
1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 lugë të vogël ekstrat vanilje
Për brumin me ngjyrë
300 gr. miell
150 gr. gjalpë
100 gr. sheqer
1 vezë temperaturë ambjenti
1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 lugë të vogël ekstrakt vanilje
2 lugë qumësht
4 lugë kakao
1 lugë të vogël ngjyrues ushqimorë në xhel
Fillimishtë përgatis i brumin e bardhë duke i përzierë të gjithë përbërësit në mikser derisa masa të rërëzohet, hiqeni punojeni me duar dhe formoni një top. Mbështilleni me qese kuzhine dhe vendosini në frigorifer të pushoj.
Për brumin me ngjyra punoni miellin me gjalpin, vezët, pluhurin pjekës, sheqerin dhe ekstrakin e vaniljes derisa të rërëzohet. Pastaj najeni në dy pjesë të barabarta.
Njërën pjes përziejni me kakaon dhe qumshtit dhe formojeni në top, mbështilleni me qese dhe lëreni dhe këtë të pushoje në frigorifer.
Pjesën tjetër përzieni me ngjyruesin dhe vendoseni në frigorifer të pushojë.
Kaloj kjo kohë merrni brumin e bardhë dhe ndajeni në dy pjes të barabarta.
Formojeni si një mas drejtkëndore dhe hapeni me ndihmën e pak mielli dhe letrave të kuzhinës me trashësi 1 cm dhe të gjatë as sa mendoni që mjaftonë diku te 25 cm të gjatë.
Të njëjtë gjë beni dhe me brumin e kuq. Hapeni në të njëjten madhësi sa brumi i bardhë. Vendoseni brumin e kuq sipër të bardhit.
Jepini një të kaluar të lehte me hokllain sipër sa të ngjiten paksa me njëri – tjetrin dhe nga kjo mas brumi si tull prisni shirita me trashësin e gishtit tregues.
Përdridheni me duar dhe jepini formën e shkopit të sheqerit. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë. Vazhdoni kështu dhe për pjesën tjetër të brumit.
Piqini në furrën e ngrohur më parë në 180°C për 15 minuta.
Kthehemi përsëri te pjesa e mbetur e brumit duke hapur fillimisht atë të bardhin pastaj atë me kakao.
Mundohuni sa me pak miell këtë rradh pasi brumi me kakao është pak më i fortë se i bardhi dhe do thahet më shumë. Bëni përsëri dy drejtkëndorë me formë të njëjtë dhe bashkojini me njëri tjetrin, ngjeshini paksa me hokllai që te lidhen dhe pritini në shirita sa trashësia e treguesit. Përdrishini dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. piqini po në 180°C për 15 minuta.
Pasi janë pjekur të dyja biskotat lërini të ftohen plotësisht para se ti varni te pema e Viti Të Ri.
Gëzuar festat 🙂
Submit your review | |