Sfoljatë me karkaleca dhe pesto borziloku
Ju thash që është më mirë që unë të isha me detoks 🙂 këto do ti adhuroni.
1 petë sfoljatë
1 dorë karkaleca rreth 15 cop
2-3 lugë pesto borziloku
nje dore domate te vogla
disa deg trumëz
kripë dhe piper i zi
1 lugë parmixhano i grirë
1 e verdhë veze
1 lugë qumësht
Shtroni petën sfoljatë dhe ndajeni në 6 katrorë.
Mesin e saj shpojeni me pirun duke lën një hapësir të vogël anëve. Mesin lyeni me pak pesto, vendosi sipër pestos karkalecat e pastruara, domatet e prera, shtoni pak kripë piper, djathë të grirë dhe gjethe trumëze.
Rrihni të verdhën e vezëve me qumshtin dhe me penelin e kuzhinës lyeni anët e sfoljatit.
Piqeni sobën e nxehur më parë në 200°C për 20 minuta.
Shërbejeni si antipastë ose për aperitivin tuaj të mbasdites .
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |