Baza per Gratin
Gratin eshte nje mënyre gatimi që përcakton përberesit të ndryshem te thekur mirë ne sipërfaqe dhe të buta në brëndesi.Me përbersit e kesaj baze i jep një shije fantastike ushqimeve.
PERBERSIT:
150 tul buke
70 gr galet (bukë e thatë e grirë imet)
2 luge djathë kaçkavall i grire
4-5 lugë vaje ulliri
1 tufë e vogel majdanoz vetem gjethet
2 thelpinjë hurdhër
kripë dhe piper i zi sa na mjaftonë.
PERGATITJA:
Ne nje mikser bashkoni tulin e bukes,galeten,thelpinjët e hurdhërës të qëruar,djathin e grire dhe gjethet e majdanozit.Grijini mire derisa të gjithë përbersit të jene bashkuar mirë me njëri tjetrin dhe masa te jetë e shkrifët.Trasferojeni në një enë dhe shtoni vajin e ullirit,pak kripe dhe piper të zi,Përzijini mirë dhe duhet tju rezultoje një mase e butë por jo e ngjiturë.
Nese do mbushni me te midhje munde te shtoni disa luge nga lengu i tyre i zierjes per ti dhene akoma me shume shije.Në blogun tim do gjeni shume pergatitje ne baze gratini.