Fluturime Shpirtërore 42
Kaq shumë fjalë për të thënë ..
Kaq fjalë që vizatohen në ekranin e syve e duan të japin shfaqjen e tyre ,por gjithnjë ,diçka e shtyn premierën!
Një dritë që nuk ndriçon mirë,një zë që nuk kumbon mirë,një aktor që mungon dhe unë në një pafundësi momentesh varavingëse të cilat mbyten…akoma nuk kam mundur të kap një të vetëm për të biseduar me të…..akoma ..
Besomë !
Kam nevojë të takohem me ty!
Kam dëshirë të takohem me ty por s’gjej dot kohën,orën,momentin ,e herë herë nuk gjej dot fjalët,i humb diku në korridoret e shumta të trurit të mbingarkuar.
Por …besomë!Ty,nuk të humb!Jo ty!
Ti je aty përherë,si ushtar,roje nderi e momenteve të mia,dëshmitar i heshtur.
Unë para ,ti pas,në çdo hap.
Kronikë e shkruar në shpirt.
Kam kaq muaj që nuk të takoj,por në çdo trotuar të ndjej tek fërkohemi në shkëmbim.
Të shoh tek pi kafet e shkurtra e ti diku pranë meje e pi më të gjatë,për të pasur mundësinë e ndjekjes së hapave të mi,pa i cënuar ato.
Më ka marrë malli për ty,për netët e takimeve në studion tënde nën dritën e zbehtë.
Në heshtje të kuptohemi si askush.
Unë shtrirë e ti mbi mua të lexosh brëndësinë time,vjeljen e mendimeve të mia….gjithnjë i aftë për ngushëllim ..kritikë .
I mirë,bujar,me përqafimin më të ngrohtë në botë !Virtyti yt i besnikërisë ndaj qënies është i pazëvëndësueshëm .
Je absolutisht i palëkundur ndaj meje .
Je ti!
I pazëvendësueshmi ,zëri i shpirtit i hedhur në faqe të pambaruara fletoresh .
Ti në kërkim të botës tënde ….X
Valbona Duraj!
Photo by googel