Sallatë Ruse
Një antipastë që konsumohet kryesishtë në festat e fundëvitit por dhe në ditët e festave në përgjithësi.Një traditë shumë vjeçare e sajë në vendin tonë dhe çdokushë ka teknikat e veta në përgatitjen e sajë.Unë nuk kam ndonjë teknikë të veçantë. Perbërsi im sekret që i jep asaj një shije pak më shumë është që shtojë pak nga lëngu i trangullit ose i specave gogozhare.
PERBERSIT:
500 gr majonezë të gatëshme,mundë ta beni dhe vetë, une këtu e bera me të gatëshme
150 gr trangull turshi
150 gr speca gogozhare
150 gr fasule pllaqi
2-3 kokrra patate
3-4 karrota
një tufë finok
2 lugë vaj ulliri
pak kripë
PERGATITJA
Vendosni të ziejnë në ujë të bollshëm fasulet.Kur të jene gati kullojini dhe lëreni të ftohen.Nderkohë qëroni patatet dhe karrotat,pritini në kubikë dhe vendosini dhe ato të ziejnë në ujë me pak kripë në një tjetër enë.Kur të jene gati dhe këto kullojini dhe lërini të ftohen.
Prisni trangullinë dhe gogozharet në copa të vogla.Në një enë të madhe shtoni patatet me karrotat,fasulet,trangullin dhe gogozharen.Shtoni vaji dhe pak kripë dhe përzijini ngadalë që forma e perimeve mos të prishet.Pastaj shtoni majonezin dhe dy tre lugë nga lëngu i gogozhareve ose i trangullit.Përzijeni mirë.Lëreni në frigorirer të mbuluarë që mos ju thithi erërat e pakëndeshme të frigoriferit.
Shërbejeni të ftohtë.
Ju bëfte mirë 🙂