Djathë i bardhë i pjekur
Kjo recet të çon automatikisht në Greqi. Unë këtu përdora djathin feta origjinal grek por dhe me djathin ton të bardhë del e mire.
1 cop djathë të bardhë
1 qep e njomë
Një dorë ullinjë kallamata ose ullinjë të zinjë
Një dorë domate të vogla
2 thelpinjë hudhra
2-3 lugë vaj ulliri
Pak rigon
Disa gjethe borzilok
Piper i zi
Vendosni djathin në një tavë ku do të shtoni qepën e prere hollë, hudhrën në feta, domatet e ndara në dysh, ullinjtë, rigon, vaj ulliri pak piper të zi.
Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 250°C derisa shikoni që domate janë pjekur dhe djathi ka marr faqe. Rreth 30 minuta pak a shumë i duhen.
Shërbejeni me borzilok të grirë sipër dhe feta buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |