Asparag furre me salcë gribiche
Përdorini asparagët sa keni mundësi e sa janë në kohë sepse në këta “shkopinjë” delikat ndodhen shumë të mira për oragnizmin ton. Këtë pjatë shërbejeni si mëngjes i vonë, antipastë ose dhe si vaktë i vetëm.
asparag
kripë dhe piper i zi
spec djegës i freskët
pak vaj ulliri
pak trumëz
pak majdanoz
Për ta shoqëruar :
copa buke të thekur
Pastroni asparagët nga pjesa e fortë e fundit dhe qëroni paksa fundin e tyre. Vendosni në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni pak kripë, piper të zi, gjethe trumëze dhe vaj ulliri. Piqini në 200°C për 20 minuta.
Nxirini nga furra dhe shtoini sipër majdanoz të grirë imët dhe spec djegës . Shërbejini me copa buke të thekur dhe salcën gribiche.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |