Tempura karkalecash me mjalt
PERBERSIT:
Tempura me vezë
vaj kikiriku për skuqje
karkaleca
mjalt
PERGATITJA:
Pastroni karkalecat nga koka duke pasur kujdes të tërhiqni dhe fijen e tyre.Qëroni gëzhuallin duke lën vetem pak te pjesa e fundit e bishtit.Lajini me ujë të bollshëm dhe thajini me letrën e kushinës.Vendosni vajin të nxehet.Përgatisni brumin per Tempura,receten e gjeni ketu:
Kaloni karkalecat në të,një nga një dhe vendosini të skuqen.Skuqni pak karkaleca herë pas here në mënyre që vaji mos tju ftohet dhe Tempura tju rezultoj me krokante.
Vendosini në një pjate me letër kushine poshtë qe tju thithet vaji i tepërt. Kriposini dhe vendosini në një pjatë servirje.Në një salsier ose në një gotë të përshtaçme vendosni mjaltin dhe sherbejeni menjane nga karkalecat.
Ju befte mire 🙂