Kroketa me bishtajore të thata
Shpresoj ti pëlqeni aq shumë sa unë.
Për rreth 15-20 kroketa
1 gotë thjerza
1 gotë qiqra
1 gotë fasule të zea
një dorë domate të thata
një dorë rukola
një tufë e vogël majdanozë
2-3 thelpinjë hudhër
2 lugë kaperi nën uthull
kripë dhe piper i zi
2 lugë vaj ulliri
2-3 lugë djathë të grirë parmixhano ose pekorino
Pjesa tjetër:
pak miell
pak galet
2 vezë
vaj kikiriku për skuqje
Për ti shoqëruar:
kos i tharët ose grek
2-3 tranguj turshi
(kopër, ose koriandër ose majdanoz) kë të dëshironi
Pasi i keni lën në ujë bishtajoret për disa orë, ziejini në ujë të bollshëm.
Në një mikser bashkoni të gjithë përbërësit e qofteve dhe bluajini derisa të bëhet një krem i trashë.
Lyeni duart me pak vaj dhe me këtë brumë formoni qofte të vogla në madhësin që dëshironi.
Vendosni vajin e kikirikur të nxehet. Ndani miellin, galetën dhe vezën në 3 tasa të ndryshëm dhe kaloni qoftet një nga një fillimisht në miell, vezë të rrahur dhe galet. Skuqini derisa të marin një ngjyrë të artë.
Thithjani vajin me një letër kuzhine dhe ndërkohë përgatisni kosin duke i shtuar trangull të grirë me rende, koper ose koriandër.
Shërbejini qoftet si antipastë të shoqëruara me kosin për ti dhën freski.
Ju bëftë mirë 🙂