Karpaçio “Carpaccio” panxhari
Termi Karpaçio është mënyra e prerjes dhe marinimit të mishit. Në ditët e sotme ky term varion për krijimin e shumë pjatave në bazë të ndryshme produktesh. Por mënyra ngelet e njëjtë, feta të holla të marinuara.
panxhar
djathë grana ose parmixhano
rukola
arra
1 thelpi hudhër
pak vaj ulliri
uthull balsamike
kripë dhe piper i zi
Qëroni panxharin dhe priteni në feta shumë të holla me mandolin. Vendoseni në një pjatë dhe kriposeni, shtoni piper të zi, rukola sipër, copëza djathi, arra, vaj ulliri, hudhëra të grira imët dhe uthull balsamike.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Karpaçio
Average rating: 0 reviews