Bukë misri me krem djathi
Të gjithë në shtëpi e kemi konsumuar buken e misrit me djathë.Unë mendova ta sillja ne formën e një atipaste për të filluare një darkë të shijshme.
PERBERSIT:
Disa feta buke misri receten mund ta gjeni ketu
200 gr djathë i bardhë me gjithë hirin e tije
4 lugë vaj ulliri
1 thelpi hurdhër
pak rigon
PERGATITJA:
Prisni bukën e misrit në feta dhe thekini mirë.Ndërkohe përgatisni kremin me djathin e bardhë duke vendosur në një mikser djathin,disa luge nga hiri i tije,vajin e ullirit dhe hurdhrën.Grijini mire derisa e githe masa te kthehet në krem.
Me kremin e përfituar mund të lyeni sipër copat e bukes ose e hidhni në mes dhe radhisni fetat e bukes anash pjatës.
Servireni menjëhere të sperkatur me rigon siper.
Ju befte mire 🙂