Buke misri me kos dhe gjalp
PERBERSIT:
400 gr miell misri
1 lug te vogel sode buke
2 filxhane çaji kos
30 gr gjalpe
1 luge e vogel kripe
PERGATITJA:
Te mielli shtoni soden e bukes,kripen.Shkrini gjalpin dhe shtojeni te mielli bashke me kosin duke i perziere mire me luge.Nese ju rezulton pak i forte shtoni pak uje te nxehte dhe perziejeni mire deri sa brumi te jet lisho.Hidheni ne nje tepsi dhe siper nivelojeni me duar te njoma.Vendoseni te piqet ne furren e nxehur me pare ne 180 ° per rreth 50 minuta.Fikeni soben dhe lereni te kulloje.
Ju befte mire 🙂