Tortë e vogël me zemër prej çokollate pikante
Ky është një postim i programuar që e kam lën për ju sepse e di që donit diçka speciale për Shën Valentin. Dhe pse me pushime mendoj për ju ndaj mos më shani që kam kohë pa shkruar receta. Unë rrallë sjell receta klasike që kan vite në internet por kjo meritonte të shkruhej për ju sepse ndër recetat e shumta që eksisojnë kjo është më e sakta. Ëmbëlsira që ndoshta gjysma e botës do përgatisi për Shën Valentin. Ju kërkoj ndjes për foto por e kisha me te shpejtë atë ditë dhe si kushtova shumë rëndësi dekorit. Në fudë të fundit ç’rëndësi ka kur shija është perfekte.
Për 6 cop:
150 gr. çokollat e zezë pa sheqer
2 vezë të plota
1 e verdhë veze
10 gr. kakako pluhur
80 gr. gjalpë
90 gr. sheqer pluhur
20 gr. miell
pak vanilje
2 speca djegës të freskët
1 lugë e vogël piper i kuq.
Pjesa tjetër:
pak gjalpë
pak kakao
Prisni çokollatën në copa të mëdha dhe vendoseni të shkrihet në banjo mari. Hapni specat në mes hiqini farat dhe vendosini te çokollata, pastaj shtoni dhe gjalpin dhe lëreni të shkrihet mirë duke e përzier here pas here. Lëreni mbi zjarrë derisa speci djegës të filloj të nxjerri gjithë djegësin e tijë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet. Hiqini specat nga çokollata.
Ndërkohë rrihni në një enë të madhe vezët me sheqerin dhe vaniljen për 10 minuta derisa të behet një masë e fryrë dhe shkumoze. Shtoni ngadalë çokollatën e shkrirë gjithmon duke e rrahur me rrahësin elektrikë, shtoni duke situr miellin me kakaon dhe përzijeni akoma. Provoni brumi nëse është pikant apo jo, nëse nuk ju duket shumë pikant mund ti shtoni pak piper të kuq djegës pak nga pak gjithmon duke e provuar.
Lyeni format një përdorimshe me pak gjalpë dhe pluhërosini me kakao. Shtoni brumin duke i mbushur pak me shumë se gjysma.
Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200 për 8-10 minuta dhe këto minuta kontrollojini me orë në dorë sepse nuk duhet të kaloj ne asnje menyre 10 minutshin. Hiqini dhe lërini të ftohen para se ti shërbeni të hequra nga forma.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |