Fashion Food inspiruar nga Bottega Veneta – Brusketa me lakër të kuqe dhe djathë dhie të butë
Një brusket me lakër të kuqe “që se di pse e qujamë të tillë se ajo është një ngjyrë violë e errët gati mavi” inspiruar nga Bottega Veneta. Një fustan tyl i koleksionit të pranverës 2010 por që eshtë akoma “in” pasi kjo ngjyrë sivjet ka pasur një rikthim.
Për ta dashur këtë brusket natyrishtë duhet të adhuroni lakrën, shtimi i djathit të dhisë i jep freski recetës dhe njëkosishtë ju pastron shijen. Shpresoj tju pëlqeni.
Pak lakër të kuqe
2 thelpinjë hudhëra
kripë dhe piper i zi
pak vaj ullliri
feta buke integrale
djath i butë dhie
sipas dëshirës dhe pak koper
Grini shumë imët lakrën dhe vendoseni të kavërdiset me një hudhër të grirë imët dhe pak vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper të zi dhe kavërdiseni ngadalë ngadal derisa lakra të zbutet. Mund ti shtoni pak ujë nëse ju ngelet akoma e fortë.
Thekni fetat e bukës, fërkoini me pak hurdhër, vendosni sipër lakrën e kavërdisur, kopër nëse dëshironi, shkërmoqni djathin e dhisë, shtoni akoma një fije vaj ulliri dhe shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂
Fashion Food inspired by Bottega Veneta – Bruschetta with red cabbage and creamy goat cheese
Bruschetta inspired by Bottega Veneta and the collection of 2010. A dress with tulle by the color so bright has returned again this winter.
INGREDIENTS:
purple cabbage
goat cheese
olive oil
salt and pepper
garlic
dill
slices of bread
PREPARATION:
Grated in the food processor the cabbage and let brown with oil and 1 clove of garlic. Saute over low heat slowly until tender. Add salt and pepper if you want to add a little water if the cabbage is still crunchy
Toast the bread, rub with garlic, put on the cabbage, add the chopped dill if you want, crumbled the cheese over. Serve with a drizzle of olive oil over.
Enjoy your meal 🙂
Submit your review | |