Mirë se erdhe 2016!
Si çdo fundëviti dhe këtë postim të fundit po ju lë me përmbledhjen time të sygjerimeve për pjata që do ju duhen për darkën e 31-shit. Po ju vë dy përmbjedhje atë të mishit dhe të peshkut, vetem ju ngelet të vendosni, ti printoni recetat për ti pasur me pas në momentin që do ju duhen. Po ju sygjeroj pjatat e reja të këtij viti dhe nëse doni diçka të shkuar sju ngelet tjetër vetëm të kërkoni te kategoria menu festive për tju dal përmbledhja e 2015. Dhe këtë vitë do ju këshilloja të përgatisni gjëra që nuk kërkojnë shumë punë për të ndenjur më pas me miqt tuaj dhe ta shijoni dhe ju festën. Shumë gjëra përgatitini ditë më parë për ti pasur pastaj në momentin që ju duhen. Përzgjidhni antipasta të ftohta, tava që duan shumë pak punë e mnbushni tavolinën më parë me përgatitjet tuaja për mos humbur kohë në momentin e fundit. Më pas nxitoni te parukierja juaj për ti kushtuar vëmendjen kryesore vetes sepse e meritoni. Keni punuar një vitë të gjatë dhe pak shplodhje e përkëdheli e meritoni.
Po ju lë me menun për tu lexuar sërishtë me postimin e fundit për këtë vitë 🙂
Antipasta:
- Toptha djathi të zbukuruara.
- Qofte me brokoli.
- Djathë në furrë.
- Patëllxhanë me djathë dhe shegë.
- Sfoljat me djathë dhie.
- Brusketa me polenta.
- Brusketa me brumë pice.
- Rosto viçi me salcë jeshile.
- Pako të mbushura.
Pjatancat:
- Kofshë gjeli deti e mbushur me spinaq.
- Kofshë gjeli deti e mbushur me përshesh.
- Feta mishi të marinuara.
- Këmbë derri në furrë.
- Qofte e madhe e mbushur.
- Pulë në mënyrë spanjolle.
- Brinjë derri në furrë.
Ëmbëlsirat:
- Tortë me miell gështenjash.
- Krambëll dardhe.
- Panna cotta.
- Torta tiramisu.
- Sallatë frutash.
- Torta red velvet.
- Tiramisu me ananas.
- Torta saint honore.
- Dardhë në verë të kuqe.
Menuja e peshkut:
Antipastat:
- Sallatë me thjerza dhe karkaleca.
- Brusketa me krem merluci.
- Speca me ton.
- Brusketa me karkaleca.
- Karkaleca me galet.
- Kroketa peshku
Pjatanca:
- Oktapod furre
- Koc në furre
- Levrek në furrë me patate
- Levrek me perime.
- Peshk në kore kripe
- Paella valeciana
- Paella
- Oktapod i tiganisur
- Salmon furre
Ëmbëlsirat:
Gëzuar!
PS: nëse keni dëshir mund të gatuani dhe ndonjë pjatë të parë por ato ju hanë shumë kohë ndaj s’ua sygjerova. Gjithsesi në blog gjeni plot te kategoria “pjatat e para” mos harroni që një mori recetash gjeni dhe te libri im, Jeto Dashuro Ushqehu.
Submit your review | |