Kërpudha të mbushura me mish të grirë
Nga pamja ndoshta nuk është fotoja më ftuese që keni parë por nga shija më besoni që janë shumë të mira. Kërpudha champignon (shampinjon) në rastin tim të mbushura me mish të grirë gati si i qofteve. Të shërbyera si antipasta janë një alternative shumë e mirë për vaktet dimërore.
1 kg kërpudha champignon (shampinjon)
300 gr.mish të grirë
2 qep freskët
1 vezë
2 lugë djath parmixhano i grirë
2 feta bukë të thekur
një tufë e vogël me majdanoz
2 thelpinjë hudhëra
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
Pastroni kërpudhat me një beze të njomë dhe hiqni këmbën e tyre. Lërini mënjanë.
Këmbën e kërpudhës të prer në copa të vogla sëbashku me qepën e grirë vendosini të kavërdiset me pak vaj ulliri, shtoni hudhrën e grirë, kripë dhe piper të zi. Kur të jen kavërdisur mirë hiqini dhe bashkojini me mishin e grirë, Pastaj shtoni vezën, djathin, majdanozin e grirë dhe bukën e thekur të grirë. Rregulloni akoma me pak kripë dhe piper të zi nëse është e nevojshme dhe mbushni me këtë masë kërpudhat. Vendosni në një tavë me letër furre poshtë shtoni akoma pak vaj ulliri dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 40 minuta ose derisa shikoni që jan gati.
Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂