Camembert në furrë
Emblema franceze e rajonit të Normandis dhe djathi francez që preferoj më shumë. Me recetën e sotme do ta preferoni dhe ju. E di që gjëndet dhe në Shqipëri ndaj e solla në fomën e një antipaste.
1 djath “camembert”
pak vajë ulliri
1 hudhër
pak rukola
disa kokrra shege
Zhvisheni djathin nga mbështjellja e tijë dhe vendoseni përsëri te kutia që zakonishtë është prej kashte. Bëni disa te çara sipër tijë dhe fusni brënda hudhrën e prer në feta. Shtoni pak vaj sipër dhe futeni në furrën e nxehur në 200° për rreth 20 minuta.
Nxireni dhe shtoni sipër rukola të grirë dhe kokrra shege. Shërbejeni me copëza buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: Djathit sipër sipas dëshirës mund ti shtoni arra, dardhë, barë qepe ose reçel boronicash etj.