Djath i skuqur me petë byreku – Saganaki
Bëhet fjalë për djathin që hëngra në Santorini me mjaltë dhe suzam dhe e solla përsëri për vete dhe për ju pasi më pëlqeu shumë. Shërbehet si meze, dmth si antipastë në fillim të ngrënies por unë e shoh ideal për të bërë aperitiv ose për të shoqëruar një gote verë të bardhë.
1 bllok djathi të bardhë të kulluar mirë nga shëllira
disa peta byreku 4-5 fletë
pak mjaltë
pak suzam
pak vaj luledielli ose gjalpë, unë e bëra me gjalpë
Shkrini një lugë gjalpë, hapni petët e byrekut dhe lyeni me pak gjalpë, vendosni në mes djathit dhe filloni mbështilleni me petë, duke i lyer dhe pak me gjalpë që të ngjiten me njëra tjetër. Mbështilleni në formën e një pakoje.
Nxehni mirë një tigan dhe atë lyeni pak me gjalpë. Vendosni djathin të skuqet mirë nga të dyja anët.
Shërbejeni me mjaltë dhe fara suzami sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: në vënd të petëve të byrekut mund të përdorni pet sfoljat, në këtë rast ska nevoj ta lyeni me asnjë llojë yndyre. Lyeni vetëm tiganin ku do ta piqni.