Brusketa me krem merluci, kaperi dhe domate të thata
Në këtë recete kam përdorur peshkun merluc të freskët por ju mund të përdorni çdo llojë peshku që dëshironi dhe në munges të tij mund të përdorni dhe konserva toni ose sardeleje.
rreth 250 gr fileto merluci
një dorë kaperi nën uthull
një dorë domate të thata
2-3 thelpinjë hurdhër
pak vajë ulliri
kripë dhe piper i zi
disa feta buke
disa gjethe majdanoz
1 limon
Merlucin pastrojeni mirë nga ndonjë hal e mundëshme dhe priteni në copa të vogla. Kavërdini shpejt e shpejtë në një tigan me pak vaj ulliri dhe shtoini në blender ku do te shtoni kaperi, domatet e thata, 2 thelpinjë hudhër, gjethet e majdanozit, pak kripë dhe piper të zi, nja dy lugë vaj ulliri, 2 lugë lëngë limoni dhe grijeni masën derisa të behet e kremtë.
Ndërkohë thekni bukët mirë derisa të thahen, fërkoni sipërfaqen e tyre me një thelpi hudhër dhe lyeni me kremin e peshkut. Shërbejeni me një gote verë të bardhë 😛
Ju bëftë mirë 🙂
PS: Nëse kaperin e keni nën kripë, atëher lëreni gjithë natën në ujë të bollshëm që ti iki kripa.