A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut? Nga Daniel Glattauer
Nuk e di çfarë i bëri ky libër atyre që u çmendën për te e duhet të ishte një “must” në biblotekën ton personale që mua s’më çmendi aspak. Një libër që niste në mënyrë interesante deri diku që pastaj fillonte u bënte i përsëritshëm, acarues dhe në fundë i lodhshëm. Trama trajtonte një histori dashurie e cila nisi nga një email i ardhur gabimisht në postën elektronike të njërit nga dy protagonistët. U mundova ta shikoja nga ana e atij realiteti që ne jetojmë sot, çdo gjë jetësore kalon më parë nga teknologjia por nuk munda të arrija thelbin. Rudina Xhunga ka shkruan një libër me një tram të till “Preja e një martese të lodhur” shumë interesantë, të mban gjallë faqe mbas faqe e kundërta e këtij mbarohet me një frymë. Këtë mezi e mbarova për 2 muaj. Pak libra që kam lexuar më kanë lodhur një ndër këta është dhe “Pema e Jeniçerëve” të cilin e lash përgjysëm. Nuk ju them mos ta blini por nëse e gjeni me ofert hidhini një sy që të kuptoni dhe vet, buja që pati ishte e kot. Historia vijon…