Ginsengu-xhinsenku
Ginsengu (xhinsenku) është bimë e mirënjohur në mesin e banorëve të vjetër siberianë dhe në shumë zona të Azisë. Ai është përdorur në mjekësinë e lashtë kineze për mijëra vite me rradhë si fuqizues i trupit, që gjë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Koreanët dhe kinezët njihen në të gjithë botën për përdorimin e ginsengut, sa që e vlerësonin atë njësoj si ari. Ekzistenca e tij konsiderohet e rrallë dhe tek aziatikët ai quhet Eliksiri i Jetës.
Dobitë shëndetësore të Ginsengut janë zbuluar që para më shumë se 7000 vitesh. Bimës i duhen 5 vite që të rritet plotësisht dhe kërcelli i saj mund të jetojë deri në më shumë se 100 vjet.
Dobitë shëndetësore të Ginsengut: për gjendjen mendore, përqendrimin dhe mbajtjen mend përmendësh, për të sëmurët me Diabet, për luftimin e Kancerit, për sëmundjet e zemrës, për pagjumësinë, për flokët, për lëkurën, për anoreksinë dhe aparatin tretës. Përdorimi i ginsengut ndihmon në fuqizimin e imunitetit të organizmit. Ginsengu mbron mëlçinë nga efektet e dëmshme të ilaçeve të ndryshme, alkoolit dhe lëndëve helmuese. Ginsengu vepron në nxitjen e prodhimit të hormonit mashkullor Testosterone. Gratë shtatzanë dhe ato me fëmijë në gji duhet të konsultohen me mjekun para se të përdorin ginseng.
Material i marrë nga wikipedia/përkthyer dhe përshtatur nga unë.