Linja bio e ” I Provenzali”
Bëhet fjalë për dy produkte me INCI të mirë që kjo linjë ka hedhur në treg dhe unë i kam provuar . Kan një arom të përkryer që rri gjatë në flok dhe ajo që është më e rëndësishtme jan ideale për floke që ngatërrohen shumë. Nëse arrini ti gjeni dhe në Shqipëri j’ua keshillojë. Gjatë këtyre ditëve flokët lahet më shumë dhe krehja është e tepërt ndaj me maskën dhe balsamin e kësaj linje do ndjeheni mirë. Në përbërje ka vaj Sapote një bime me origjin nga Amerika e cila i bën flokët sidomos ato të thatit me të shkrifët, të krihen kollajë dhe i jep shkëlqim. Kjo firmë ka hedhur në treg 5 produkte për regullimin e flokëve të sfibruar dhe këshillohen të përdoren sëbashku, shampo, maskë dhe balsam, vaj flokësh dhe ampula. Unë nuk i gjeta të tëra por trajtimin po e bëj vetëm me balsamin dhe maskën e cila është fantastike.
Ç’tju them me?! provojini dhe do me falenderoni 😛
Shihemi në postime të tjera 🙂