Brusketa plot shije
Një recet e freskët dhe plot shije për ju. Brusketat jan protagoniste të verës ndaj shfrytëzoini në maksimum këtë ushqim që për mua është një mrekulli
disa feta buke të zezë
domate qershizë
djath parmixhano
hudhëra
kripë
vaj ulliri ekstra i virgjër
një dorë ullinjë vaji
disa gjethe borzilok
krem uthulle balsamike
Fetat e bukës vendosini të theken dhe kur të jen gati fërkoni sipërfaqen e tyre me hudhër. Prisni domate në katërsh dhe vendosini sipër bukës, kriposini, shtoni dhe ullinjtë, parmixhanon e prerë në fleta shumë të holla, borzilokun e grirë, pak vaj ulliri, dhe kremin balsamik. Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂