Produktet e fytyrës pa të cilat nuk jetoj dot
Jam kthyer në një maniake me këto gjërat bio e di por skam cbëj. Një herë të mësohesh me të mirën nuk kthehesh dot më mbrapsh. Këto që shihni në foto jan disa produkte Top pa të cilat unë nuk heq më dorë. Firma viviverde coop është një firm supermarketi bio e cila ka larësit e fytyrës, qumshin dhe tonikun që unë jam gjendur goxha mirë. Kremi i rrathëve të syrit e mban lëkurën përreth tyre të butë dhe të freskët. Sa për rrathët e syve nuk e di sa punë bën sinqerisht se rallë më bëhen. Ndërsa detergjenti esfoljant është i lehtë, gati dhe për përdorim të përditshëm. Produkti tjetër i coop ishte detergjenti normal por më ka mbaruar e nuk e bleva më sa të konsumoja dhe të firmës tjeter lovea që shihni në foto.
Kremi hidratues i So’bio etic është një mrekulli. Është si dite dhe nate, nuk ta lë fytyrën e yndyrshme dhe përthithet shpejt nga lëkura. Ndryshe nga kohëzgjatja e produkteve të coopit që kan jetgjatësi më të vogël ky shkon deri në 12 muaj. I bërë me qumësht gomarice për ta mbajtur fytyrën edhe më të butë.
Ndërsa firma lovea është gati 97% bio dhe bën goxha produkte por është pak e vështirë për ti gjetur. Unë i kam blerë dhe Franc dhe janë dy maska njëra me argjil të kuqe dhe tjetra me argjil jeshile. Dhe një detergjent larës me argjil të bardhë. Maskat janë goxha të mira, bëjn punën e tyre dhe pastrojne goxha duke e ruajtur fytyrën e pastër mbi dy javë. Unë i alternoj njëher me njëra tjetrën. Ndërsa detergjenti është pak agresiv për fytyrën time dhe pse është për të gjitha llojet e fytyrës. Ma than pak por e pastron mirë. Online keni plot site që shesin produktet lovea. Nëse ndonjëra nga ju i ka provuar më shkruani në koment si ju duken. Për mua jan produkte me vler.