Ullinj në mënyrë Ascolane (Askolane)
Ullinjtë e mbushur në mënyre askolane(olive all’ascolana) janë një antipastë mjaftë e njohur e rajonit të Ascoli Piceno nga ku marin dhe emrin.Njihen gjerësishtë në gjithe botën.Recet qe lindë rreth viteve 1800 nga kuzhunijeret e familjeve të pasura që përgatisni këto ullinjë të mbushurë për raste të veçanta.Duhet të pajiseni me një durime të hekurt për pergatitjen e kesaj antipaste,pasi ka një proçedurë tepër të gjatë,por në momentin qe i keni shijuar do harroni lodhjen. Parada e përbërsëve është e gjatë pasi konsistonë në pergatitjen e mbushjes me tre tipe të ndryshme mishi,viçi,derri dhe pule. Po ju lë me recetën.Unë kam përgatitur rreth 100 cop.Bëj gjithmonë teper dhe i ruaj në ngrirje për ti pasur gati kur më nevojiten për herë tjetër.
PERGATITJA:
1 kg ullinjë të mëdhenjë nën shëllirë
100 gr mish derri
100 gr mish pule ose gjeli
100 mish viçi
lëkura e grirë e një limoni
1 qep
1 karrot
1 deg selino
1 vezë
1 gotë verë të bardhë
80 gr djath parmigiano (parmixhano) i grirë
50 gr tulë buke
pak arrë myshku
pak karafil pluhur
pak krip
PER SKUQJEN
3 vezë
pak miell
pak galet (buk e thatë e shkërmoqur)
1 lt vaj kikiriku për skuqje
Grini qepën,karrotën, selinon dhe vendosini të kavardisen në pak vaj ulliri ,shtoni mishërat e prera në copa të vogla,kavardisini sëbashku me perimet për disa minuta,shtoni pak kripë dhe shuani me verë të bardhë.Kur vera të ketë avulluare,fikni zjarrin,shtoni arrën e myshkut dhe karafilin pluhur.Kaloni gjithë masen në mikser dhe lëreni të ftohet. Pastaj shtoni vezën,tulin e thërmuar imët dhe djathin e girë.Punojeni me duar derisa të perfitoni një masë kompakte. Lëreni të pushoje për 30 minuta.
Nderkohë hiqini ullinjëve bërthamën në mënyrë të tille duke i prerë tërthorasi rreth e rrotull si spirale sikur po qëroni një portokallë.Prijini thellë deri te bërthama duke nisur nga maja,por pa e shkëputur tulin e ullirit.Mënyra tjetër ështe ti ndani në mes,hiqni bërthamën dhe gjatë momentit të mbushjes kini parasyshë ti ngjeshni fortë me duar që mos tju hapen gjatë skuqjes.
Merni një mas të vogël nga brumi që përgatitet dhe mbushini ullinjtë duke krijuar formën e tyre.Vazhdoni kështu për gjithe ullinjte e mbetur.
Përgatisni tre pjata një me veze të rrahur,një me miell dhe një me galet.Kaloni një nga një ullinjtë në miell,vez dhe galet.Receta parashikon që të ken veshje te dyfishte ndaj lërini të thahen paksa dhe kalojini përseri në miell,vez dhe galet(un i kam provuar me veshje të njëfishtë dhe me kan dalë të mirë njësojë)
Vendosini vajin të nxehet dhe skuqini ullinjtë derisa të marrin një ngjyrë të artë.Kalojini në leter kuzhinetju thithet vaji i tepërt dhe shërbejini të nxehtë.Ideale ti shërbeni në një kaush letre nëse jeni duke shijuar një birrë të ftohtë mes miqsh.
Ju bëfte mirë 🙂