Patëllxhan të tiganisur me domate të vogla
Kjo recet mund të shërbehet si garniturë ose si atipastë nëse shoqërohet me feta buke të thekur.
2 patëllxhanë
një dorë domate
2-3 thelpi hudhër
pak kripë dhe pier të zi
1 spec djegës i thatë
pak vaj ulliri
disa gjethe majdanoz
Prisni patëllxhanin në kubikë të vegjël, domatet në katërsh. Grini imët hudhërën dhe vendoseni të kavërdiset me pak vaj ulliri sëbashku me specin djegës, sapo vaji të aromantizohet shtoni në tigan dhe patëllxhanët, skuqini derisa të marin faqe. Bashkoni me to dhe domatet. Tiganisini paksa, shtoni kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë imët.
Shërbehet si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂