Fashion Food inspiruar nga Rezarta Skifteri- Krem speci me shafran
Një krem i freskët i aromantizuar, i përshtaçëm për të shoqëruar filetot e mishi dhe peshkun, për të krijuar brusketa apo për të mbushur sfojlatë ,ngjyer perimet e gjalla etj. I inspiruar nga fustani diellor i Rezarta Skifterit stilistes së njohur shqiptare dhe i kompozuar me shumë shije nga unë. Fare i thjeshtë për tu përgatitur dhe mund ta ruani për disa ditë në frigorifer.
1 spec i madhë, i verdhë në rastin tim
1 lugë uthull molle
1 pako shafran
pak kripë dhe piper të zi
1 thelpi hurdhër
2-3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
Vendoseni specit të piqet në furrën e nxehur në 200° derisa shikoni që lëkura i është përcëlluar mirë dhe ka filluar të shkëputet nga trupi. Trasferojeni në një qese dhe lidheni grykën e saj. Lëreni të ftohet dhe para se ta hapni tundeni specin te qesja, kjo shërben për ta zhveshur më kollajë nga lëkura. Tani hiqeni lëkurën dhe farat e brendëshme. Vendoseni në blender ku do të bashkoni dhe pjesën tjetër të përbërësve dhe grijeni derisa të perfitoni një krem. Ruajeni në frigorifer për ta përdorur për përgatitjet tuaja.
Ju bëftë mirë 🙂
Cream of Pepper in Saffron
My pepper cream in saffron is inspired by a very famous Albanian stylist Rezarta Skifteri. The okra – colored dress tending towards to saffron inspired me to create this cream suitable for croutons, to accompany raw vegetables or over fish fillets or meat.
INGREDIENTS:
1 yellow pepper
1 clove garlic
olive oil
1 t.s of apple cider vinegar
salt and black pepper
1 sachet of saffron
PREPARATION:
Grill the pepper in the oven and remove the skin and seeds. Now add all the ingredients in a blender and blend until it becomes creamy. Keep in the fridge for using in your future preparations.