Makarona calamarata me sepje dhe kallamar
PERBERSIT:per 4 persona
280 gr makarona calamarata (kallamarata)
2- 3 kallamar
2-3 sepje
1 spec dejges
2 thelpinje hurdher
nje tufe e vogel majdanoz
pak vaj ulliri
3 luge salse domatesh leng
kripe dhe piper i zi
1 gote vere e bardhe
PERGATITJA:
Vendosni ujin te ziej dhe kur te jete gati shtoni nje dore kripe te trashe dhe hidhni ne te makaronat kallamarata.
Prisni kallamaret dhe sepjet ne rrathe,tetakulat e tyre ne copa te medha.Vendosni ne nje tigane me funde qe nuk ngjite 3 luge vaj ulliri ,hurdherat dhe majdanozin e grire imet.Shtoni dhe specin djeges,lereni vajin te aromantizohet disi dhe shtoni sepjet,kallamaret dhe tetakulat e tyre.Kavardisni vetem per 5 minuta dhe shuani me vere te bardhe,shtoni salsen e domates dhe lereni sa te trashet disi duke i perzier here pas here.Kulloni makaronat kallamarata 2 minuta para nga zierja e tyre optimale.Shtojini ne tigane bashke me 1 garuzhe uje nga zierja e makaronave.Perzijeni mire ne menyre qe te rizotohen dhe gjithe shijet te lidhen mire me makaronat.
Lerini pak me leng,shtoni piper dhe majdanoz te grire dhe sherbejni te nxehta .
PS:termi rizotim tregon menyre gatimi.Duke i gatuar makaronat ne kete menyre minutat e fundit sikur te jen nje rizoto ato marin shijen e perberseve te tjere.Ne kete menyre te gjithe perbersit lidhen me njeri tjetrin dhe gjithmon makaronat do ti kemi te veshuar me nje tipe salse qe krijohet nga amidoni i makaronave.Eshte vertet nje menyre e mire dhe jua keshilloje.Do ta ndjeni vertet ndryshimin nga te gatuara ne kete menyre nga ajo qe kishit bere gjithmone.