Karkaleca me galet
Nga foto nuk duken dhe shumë ftues por më besoni që është ndër gjërat më të shijshme që keni ngrën. Galetës të thjeshtë i shtova një dorë stika pishe për ta pasurur dhe më shumë. Jan të shpejta për tu realizuar vetëm që duhet të keni pak durim për të qëruar karkalecat. Mund ti shërbeni dhe si antipastë dhe si një pjatë e dytë.
rreth 30 karkaleca
1 dorë stika pishe
1 e bardhë veze
pak vaj ulliri
Pastroni mirë karkalecat nga koka, fija e zezë dhe gëzhualli, lini vetëm pak bishnin e karkalecit pa hequr. Bëni një të prer në brëndesin e trupit të tij në menyre që gjatë pjekjes mos ju mblidhen shumë. Përgatisni galetën ku do ti shtoni dhe farat e pishës para se ta grini. Vishni një tavë me letër furre. Shformoni pak me pirunë të bardhën e vezës dhe kaloni karkalecat më parë në të bardhën e vezës pastaj në galet duke i lyer mirë nga të gjitha anët. Rreshtoini një nga një te tava. Sipër shtoni pak vaj ulliri dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për 10 minuta.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂