Antipastë me krem argjinaresh
Është një recet fare e thjeshtë dhe s’kërkon shumë punë. Mund ti përgatisni përbërësit me parë dhe vetëm në momentin e fundit të kompozoni pjatën.
3 argjinare
1 patate
1 presh vetëm pjesa e bardhë
pak kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
2 lugë djathë parmixhano i grirë
Fillimishtë përgatisni kremin. Pastroni mirë argjinaret dhe pritini në copa shumë të vogla, lërini paksa në ujë me limon. Grini imët preshin dhe vendoseni të kavërdiset, shtoni argjinarën dhe pataten e prerë në copa të vogla. Kavërdini sëbashku për disa minuta, shtoni kripë dhe piper të zi dhe pak ujë, lërini perimet të ziejnë dhe kur të jen gati grijini në formën e një pureje. Lëreni mënjanë të ftohet dhe kur të jet e ftohtë shtoni djathin e grirë.
Përgatisni dhe krekersat me peta byreku.
Kompozoni pjatën duke bërë shtresa me krekers dhe krem. Shërbejeni menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂