Brusketa me çikore të kuqe, gorgonxola dhe mjaltë
Një eksplozim shijesh me një kafshatë të vetme. Ndër brusketat e mia të preferuara. Përgatitini për një darkë të lehtë dhe shoqërojini me një gotë verë të bardhë dhe do trasformohen në një ushqim ngushëllues për shpirtin.
disa fete buke integrale
pak çikore e kuqe
disa thelpinjë arra
pak gorgonzola të ëmbël
pak mjaltë
Priteni çikoren më shirita të holla. Fetat e bukës lyini me djath gorgonzola sipër vendosni çikoren e kuqe shtoni arrat dhe sipër shtoni mjaltë.
Shërbejini menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂