Peshk i mbushur me perime
Më kujtohet që kam parë një pjatë të tillë, në reklamën e një restoranti në Spanjë dhe mu ndezë një drit. Duhet ta sillja patjeter për ju dhe vendosa ta sillja me shijet tona mesdhetare.
1 peshk rreth 600 gr.
1 patëllxhan
1 kungulleshkë
2-3 qep të njoma vetëm pjesën e bardhë
2 karrota
2 domate
1 argjinare
3-4 thelpinj hurdhëra
pak majdanoz
pak rigon
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
Peshkun bliheni të papastruar nga të brëndëshmet pasi për ti hequr ato do përdorim një tjetër teknik. Nuk do i heqim ato nga barku por nga kurrizi i tij.
Atëher pastroni peshkun nga luspat dhe me një thikë të mprehur mirë bëni një prerje në kurrizin e tijë derisa të prekni shiritin e halave. Dmth filloni nga koka deri te bishti duke lën vetem 3 gishtë të bishti pa prer. Shoqërojeni thikën përgjat gjithë shirit të halave sikur po e sfiletoni peshku po pa shkuar shumë thellë në mënyrë që mos e çani pjesën e barkut. Pritini kockën e shiritit të halave si në fillim te koka e peshkut ashtu dhe te bishti. Tërhiqni me kujdes komplet shiritin e halave. Tani pastroni të brëndshmet e tij duke bër kujdes siç ju thash dhe më sipër mos çani pjesën e barkut. Shpërlaheni mirë dhe lëreni të kullojë mënjanë.
Ndërkohë prisni të gjithë perimet në kubikë dhe vendosini të kavërdisen veçmas patëllxhanët me kungulleshkën, karrotat, qepën me pak vaj ulliri. Në një tjetër enë vendosni të kavërdisen argjinarja e prer hollë me domatet. Kur të jen gati përbërësit bashkojini bashkë, kriposni, aromantizojini me hurdhëra të prera në feta, rigon, majdanoz të grirë imët dhe piper të zi. Përzijini me kujdes që mos prishni formën e perimeve. Kriposni peshkun dhe mbusheni me perimet. Mbulojeni me një letër alumini dhe vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 15 minuta. Më pas hiqjani letrën e aluminit dhe lëreni dhe 5-1o minuta të tjera.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂