Fluturime Shpirtërore 20
Ndryshojnë stinët,veshjet,ngjyrat dhe po kështu ndryshojnë dhe ditët tona ,stinët e përditshmërisë.
Herë të gëzuara e të gatshme të lëshojnë një piskamë kënaqësie e herë të grizta e të menduara,ato kurorëzojne ditët me mendimet e fundit nën qepallë .
Gjethefluturuese bëhet koha mbi kokat tona,e ne në vrapin e fëmijës rendim pas saj në një “kape …ta kap ” që nuk ka të sosur ,duke parë me bisht të syrit veten në pasqyrën e ciklimit të kohes,duke i buzëqeshur ose nënqeshur një cirkame në siperfaqe …zëre se nuk e pashë …e ça??
Historia diku do shkruhet !
Për të marrë tapinë e sigurisë së qëndrimit ,lëvizjes dhe vulëdhënies udhëtuese në këtë planet ,po pranoj, t’më shkruhet në lëkure,udhëtimi im .
Po të mundesha ta lija mënjanë ….më mire do ish,por …meqë duan me se s’bën të plakem ….do plakem bukur!
Të shkruhet historia në shpirt ,të shkruhet në fytyre ,në sy ….diku të shkruhet !
Po me preku alzaimer ….diçka do më kujtojne këto thellina të jetës,shënuar në ballë ….plaç ishalla!!!! (vjen zëri nga brenda ),por çe do…asnjë vlerë nuk ka!
Nuk më kristalizon dot asgjë !
Do kaloje zhubrosësi i kohës për tëmatur metrat katrore të bera me këmbë …a me gjunjë (kush pyet!).
Historia do shkruhet cdo natë mbi çarçafe .Të nesermet do jenë herë pranverë here vjeshtë ,here rreze kurorëzuese mbi ty e herë shi,e shi,e shi….
Stinë jete ngelem sërisht .
Një cikel i kryer në kohë të përzgjatur,me hapje dhe mbyllje kllapash sërisht.
Katër stinë në shpirt !