Fluturime Shpirtërore 16
Mbasi shkelëm rërën e bregdeteve ku shkuam …ca morrën rreze e ca morrën bubullima e vetëtima …kapelet…çantat …çadrat …,jo më falni çadrat janë të pronarëve e plazhi i bashkisë që ne paguajmë …
kur kemi te drejte si çdo qytetar i këtij vendi të vemë një çader mbi kokën tonë ku të duam ….por jooo …të dashur shqipetarë!Ku mendon se je këtu!
Askund ske vend …ASKUND …akoma dhe ato skutat me të fshehura …kanë mbirë shazllonet!
Tej e mbanë bregdetit me foto nga ajri … ke qef te shikosh pisha të dënuara që Circja i ktheu në shazllone nga inati se nuk iu nënshtruan vetflijimit.
Duhet të hesht e di !
Si durrsake duhet te shkoj të paguaj tokën ku me ra koka e kam mijra metra tokë !Harroje!!!….thërrasin zerat .
….e ku e lame ?!…ahh po …rrëmbyem kapelet …gjyslyqet …brekët e morrëm rrugën e kthimit ca të djegur,ca te pjekur e ca të lagur dhe ja ….erdhëm !
Uroj t’ju bëjmë pak ashiqare me trupat e bronxta e mendjet e mbushura si baterite në gjendje fulminante!
Jam e juaja që sot e tutje ….betohem për bibloteken time personale !
Përvishni mënget ,se kemi pune ….punë vullnetare karshi miqve e dashamiresve blogere ,poet,shkrimtarë e rubrikistë fluturimesh çmendurie ..si puna ime dmth (pika gruas …i ka marre truri erë…. kërkon sharmin tuaj 🙂
E me këto e me të tjera … e solla kokën edhe sivjet !
Ju uroj një shtator vezullues (jo më teper se timin ….thamë )
Tung!
Valbona Duraj