Fluturime shpirtërore 13
Një varkë perplasnin dallget në bregun e shkembinjte.
Te gjithe shihnin luften e saj …askush nuk afrohej t’i jepte nje dore.
Pak me parë nje grup òunash dhe gocash hypi mbi te dhe bënë një xhiro te gjatë nëpër brigje .Erdhën entuziaste e shkëlqenin nga mahnia e bukurive të para që i tregonin te ngelurve aty ,qe pas u cuan duke bere te njejten gje me varken e pazot .
Nuk ankohej ,as bëzente,thjesht kokë ulur pranonte fatin e ndërmjetesit duke u braktisur dorë më dorë e duke u përplasur brinjë mëbrinjë !
Çfarë fati !
Po ta shihje me syrin e mprehtë duhej të kishte qëne e bukur ,kishte skalitje në të ,ndarjet ishin të stilizuara bukur pavarësisht shkelmimeve te tekanjozeve qendronin barrikade e deshires,per te mbijetuar.
Ishte rrjepur boja e dalë plagë që tregonin historine e saj të dhimbshme që të sillnin në mend ikonat e femrave të çerra e rraskapitura nga “Komedia Hyjnore”
Jo se une po shkruaj tani ndonje perle te tille jo ,por …mu dhimbs ,ajo lëngate e paepur,në luftë të përditshme në mes të shkëmbinjëve e valeve ,me zot dhe e pazot,në dore të fatit të mëkatareve që vetëm vleren e bukurive natyrore shihnin e të sajen hiç ….lëngonte.
Kush e di,në heshtje ç’histori tregonte …ç’gjuhe fliste????
E braktisur e në braktisjen e saj dremiste .