Fluturime Shpirtërore 12
Diçka nuk shkonte …diçka nuk bindte dashurinë e saj.
Shume mungesa …heshtje…fjale te hedhura si rroba te zhveshura me shpejtesi .Dicka nuk shkonte ,ai nuk ish me i njejti.
Dhe nuk donte t’i thonin se dashuritë në largesi nuk funksiononin !
Çmenduritë nuk kan brire as krahë ndaj u nis …
Fatkeqesisht!!!Ishte ajo që mendonte…ajo që frikesonte akoma dhe mendimin e saj .
Kishte ndryshuar tërësisht,nuk ishte më i njejti!
E shihte ne sy,pa fjale ,por ato që lexonte në syte e tij ishin ato qe nuk donte te degjonte nga ai.
U ul perballe ..me thuaj,çfare ndodh me ty,kam të drejten ta di!
Dua te di ku jam une,ne tere kete hare tënden,kerkoj ta mesoj!
Nuk e pranoi që ishte i dashuruar,por dukej,bente bam,këndonte,fluturonte nga gezimi dhe ai gezim …nuk i takonte asaj !
E trishtonte .
Përse më thirri???..pyeste veten e zemeruar …në djall dinjiteti ..donte t’i uleriste ….perse ma bere kete???
Perse me thirre?Per te parë sa i lumtur je?Sa i dashuruar je??Për ketë??
Doja të të shihja !…peshperiti në faj ,si të ish në mendimet e saj.
Dhe e kuptoi …e kishte bëre për te qetesuar ndërgjegjen e tij,për të shlyer fajësine…nuk e la ta prekte,as kur qante me ngasherim …as ndjesen e tij nuk degjonte më ,asgje nuk kish vlerë më për të.
Barra e tij kishte nderruar krahe ,tashme ishte i lire,i gezuar,kurse ajo nuk donte te gdhinte.
Dhimbja i kishte zënë derën,por aty e gjeti ,aty e la,nuk e morri me vete,nuk iu desh!
Do e vriste më shume po t’i ishte sjellë …i dashuruar,por …nuk e beri as momentet e fundit.As nuk e pyeti si u gdhive …pavaresisht se fjetën përqafuar në pavetëdije.Asnjë përqafim lamtumire përveç puthjes se Judes …ate ia dha!
Nuk e ktheu koken pas kur shikimi i saj i fundit nga anija e ndoqi derisa u zhduk e bashkë me të dhe mjegulla….ktheu koken ne drejtimin e ikjes ….frynte erë.
Barra ngeli në port ….jetime.
Valbona Duraj