Cironka të vogla të skuqura
Një antipastë e shpejtë sidomos për ditët e nxehta që po na shoqerojnë.E shoqëruar me një birrë të ftohtë ose verë të bardhë,cironkat e vogla të skuqura janë ideale.
500 gr cironka të vogla deti ose liqeni
100 gr miell
700 ml vajë kikiriku për skuqje
pak kripë
Në faktë cironkat kaq të vogla konsumohen sëbashku me të brendëshmet por unë gjithmonë mundohem tjua heq dhe pse duhet një durim i stërmadhë.Me një kunjë dhëmbësh bëni një të çarë të vogël te barku dhe tërhiqjani me kujdes zorrët.Lajini dhe thajini me një beze kuzhine.
Vendosni vajin të nxehet dhe kaloni në miell cironkat e vogla.Kur vaji të nxehet skuqni cironkat.Thajani vajin e tepërt me letër kuzhine dhe kriposini.Shërbejini të nxehta me salcën tartar
Ju bëfte mirë 🙂