Fluturime Shpirtërore 10
Po vinte! E perhumbur ,duke zvarritur kembet e tretur shikimin rrotull.e menduar dhe e lodhur.
Me beri pershtypje veshja nomade…e trishte si vet ajo pak fytyre e dukshme qe fshehej pas nje shamie jeshile me trendafila te ndezur qe ishte e vetmja shenje drite ne te.
Ne krah ,mbi kurrize kish nje barre qe ne hutimin e saj te dukshem me qendrimin ne mes te njerezeve e pashe…ishin mbulesa,shtresa e ca bluza te trasha si xhaketa qe vareshin keqas si vet veshja…e nje periudhe qe nuk i takonte diellit djeges por dimrit brenda saj.
Terhiqte nje dyshek….i thençin se me shume ngjante me nje nga ato shiltet qe shtrojme per qent fatlum e shtepiak dhe duke pare rrotull zuri nje shteg afer ngritjes se tortuarit ne nje hije.
Kushedi pse e zgjodhi ate vend?!
Nuk e kuptova kerkonte sigurin e levizjes apo diçka ne sferen e saje te ndriçuar ,diçka i thoshte.
Papritmas u shtri duke vene kurrizin mbi barre….sikur e degjova te nxirte nje uffff…te gjate….e sikur te ishte vetem ne ate mori levizese njerzish ,filloi te zgidhte barren e saj.diku posht gjoksit ku e kish lidhur.Duhet te ishte e rende per trupin imcak (ndoshta prandaj dhe rrobat dimerore e te trasha ne ruajtje nga plagosja e lekures se shpirtit….vertet nuk e di a kishte ndonje copez me te ndjente dhimbje)
Isha perhumbur ne mendime e pyetje pa pergjigje per te,kur zeri i tregetarit qe shiste perball i thiri ashper….ikkkk… ikkkk shpejte qe aty!!!!!
Nuk kishte arritur te çohej ne kemb ….e pa pa ndjenje ne syte qe fashiteshin nga shamia me lule,nuk tha asnje fjale,as neper dhembe…..me mend ndoshta dhe u plandos serishte duke vene ne qaf nje lak (kete se kisha vene re kur e hoqi)
Laku i jetes,i pengjeve,i kujtimeve qe do te shuash….i denimeve!!!…..lak i vetevene per te mbajtur barren ne fyt.
Dueht te ishte nga veriu,as 40 vjeç ndoshta nuk i kishte…..veshja,shamia….menyra e lidhjes ….me çonin atje.
E kush e di kete femer çe kishte sjell ketu,ne kete menyre ,kush e di ç’kanun shpirteror rrinte fshehur ne erresir!
U ngrite duke hequr kembet zvarre si dhe dyshekun e shtepis se qenit….ndoshta ish pa gjume,pa ngren…Kush e di!…ajo iku por ikona e saj do me ndjeki per ca kohe….
Shteti eshte shtepia e madhe e te gjitheve Perveç shtepizave tona reale dhe atyre shpirterore….gjejini nje strehe pra ….eshte detyra juaj!
Valbona Duraj