Dy anët e Zanzibarit
Udhëtimi im fundit per këte verë ishte në Zanzibar-Tanzania në Afrikë.Unë po ju shkruaj disa rrjeshta për të treguar disa gjëra kryesore por albumi fotografik besoj se ska shum nevoj per fjalë për te treguare dy anët e Zanzibarit.Parajsen mbi tokë dhe varfërin ekstreme.
Zanzibari njihet për plazhet me rërën e bardhë dhe ujin ngjyre smeraldë,Per perendimin e diellit i cili te ofron nje pamje qe te le pa fryme.Per yjet qe i sheh ne qiell te hapur.Toka e mijra ngjyrave dhe e buzeqeshjeve.
Ne qëndruam ne nje resort turistik te quajtur Waridi Beach Resort dhe ishte një strukture modeste dhe pse me yje por që të ofronte te gjitha kushtet e nevojshme per të pasur pushime relaksuese.
Jashtë mureve të ketyre strukturave un nuk di si ta shpjegoje me fjalët e duhura ate qe syte e mi panë dhe sa me fat jemi qe jemi në mes të Europes.Varfëria mbizoteronte kudo por ishte dhe nje popull dembel duke ruajtur zakone që pushtimi arab dhe persian jua kishin trasheguarë.Burrat në Zanzibar nuk para punononin,grate ishin ato që benin cdo gje,që nga punimi i tokës,mbjellja e saj,larja e rrobave,pastrimi e deri te mbartja e druve në shpinë.Te vetmen gje qe bënin burrat ishte gjuetia e peshkut me mjete rrethanore por dhe kjo rrall ndodhte pasi të ushqyerit me peshq per ta ju ishte neveritur.
Ushqimet kryesore ishin orizi i bardhe,fasulet, bamjet dhe frutat e ndryshme ekzotike si papaja,fruti i pasionit,bananet,ananasi,mango dhe arra kokosi .Nuk mungonte pija me kallam sheqeri dhe konsumimi i tije për së gjalli.
Qeveria e Zanzibarit për ata që mund tja lejonin vetes kishte bere furnizimin e mjaftueshem me ujë te pijshëm dhe drita por per pjesen tjeter keto ishin krejtesishte të huaja.
Por pavarsishte varfërise zanzeret vetem buzeqeshnin,një gjeste per tu marr shembull.Në plazhe beache boys të besdisnin pak me oferat e tyre të pafundeme nga cigaret,te kartat e telefonit,e deri te drogat e ndryshme por me nje gjest Hakuna Matata nga i fejuari im mund të shijoje plazhin në vetmi.
Ekursionet nuk mungojne ne Zanzibar dhe ne beme disa prej tyre.
Stone Town .kryeqyteti i zanzibarit ku mund te vizitoje Katedralen Anglikane nga ku arrije nje tip bodrumi ku me pare ishin mbajture sklleverit të ndarë në dy dhoma atë te femrave qe ishte reth 5 metra katrore dhe mbante brenda 40 femra te lidhura me zinxhire ne qafe dhe në këmbe,dhe ajo e meshkujve pak me e madhe por gjithsesi ne dimesione te vogla.Nuk ishte mundesia të beje foto pasi ishte teper errësire dhe ajrosja bëhej nga nje tube ne mure të dimesioneve shume të vogla.Natyrishte skllevrit vdisnin nga asfiksia dhe ata qe mbijetonin shiteshin në treg shumë shtrenjte duke u lavderuar nga padronet si i mbijetuari nga nje tortur e tillë.
Tregu i mishit , peshkut,perimeve dhe aromave ishte nje eksperienc e pakrahasueshme më asgjë.Fotot qe do shikoni me diçiturat qe do ve do jua tregojne me mire arsyen.Ajo që un do ju keshilloja nëse do kini mundësin që markaten e peshkut dhe mishit ta evitoni.Ashtu siç na u tha dhe nga guida jonë por un isha tepër kurioze dhe mora guximin por nuk arrita të shkoja më shumë se një meter pasi era e rënde e gjerave të kalbura dhe mishit të ndënjure të përzinin stomakun,per mos folur pastaj për mizat dhe pisllekun që shoqeronte atë vëndë.U ktheva mbrapsh dhe nje pjes të fotove i ka bere i fejuari im.
Vizituam dhe shtepine e Fred Merkurit që ishte kthyer në një dyqane per suveniresh. Pjesa tjeter eeskursionit te shoqeruar nga nje guide sigurimi mund të bëje shoping dhe natyrishte ne vizituam disa dyaqane ne rehatin e plote duke mos u besdisur nga asnjë duke mos dhene bakshishe pasi sigurimi fliste per ne.Një keshille: vishuni me gjera te rehateshme dhe jo shum provokative nëse do vizitoni zanzibarin.Shumica janë islamik dhe ne një popull te till si dihet asnjeher çmundë te ndodhë.
Eskursioni i dyte ishte në Prision Island një ishull rreth 20 minuta large nga kryeqyteti.Quhet keshtu në ndere të disa burgjeve që sulltani i asaj kohe kishte ndërtuar për te mbajture skllevrit në karantine nga semundjet e ndryshme që i zinin para se ti shisnin por nuk u perdore kurr pasi sulltani ndrroi jetë dhe aty tregetaret sollen breshka toke gjigante nga ishujt Seychelles
Eskursioni i tretseychelles u quante Safari Blu ku udhetimi u bë me barkat vendase te quajtura Dhow me drejtim te Menai-Bay i cili me shume se ishull eshte nje gjuhë toke qe duket dhe zhduket nga baticat dhe zbaticat.Ekursioni vazhdonte duke u drejtuar per në ishullin Kwale ku gjëndeshin lagunat natyrore dhe Baobabi 500 vjeçarë.Dreka u konsumua në ishull ne baze produkte peshku ne zgarë.
Nuk arritem të shikonim Pyllin Jozani i banuar nga shimjet e kuqe pasi unë u semura nga ushqimi.Cmimet e ketyre eskursioneve jan relativishte te kripura por varet nga paketa që cdo resort ofron. per mysafiret e tijë.
Gjuha zyrtare e tyre eshte Swahili por ishin kryesishte anglishtë dhe italishtë folës.Ja disa fjalë Swahili që arrita të mesojë
Jambo- Përshendetje
Karibuni- Mirseerdhët
Habari za Asubhui – Mirmengjes
usiku mwema – Mirmbrema
lala salama- Natën e mire
Mambo -Si jeni?
Poa – Mirë
jina lako nani – Si quheni?
kwaheri – Mirupafshim
Monedha i tyre eshte shelini tanzanis (TSh) 1 € reth 2000 tsh
Ushqimi dhe uji eshtë i paket dhe pse do zgjidhni nje resorte me 5 yje perseri gjerat do ju mungojne dhe ushqimi sdo jet kurrë i fresket dhe i servirurr ne mënyren që doni ju. Jeni ne Afrikë,mendoni që jashtë mureve të resortit të tjere skan asgjë për të ngrenë.
Unë po ju lë me gallerin fotografike duke shpresuar që fotot tju flasin më shumë se une,Mos hezitoni të me pyesni nëse doni ndonjë info.
Mirutakofshim në horizonte të reja 🙂