Tiramisu me Komposto Pjeshke
PERBERSIT: 6 PERSONA
250 gr maskarpone
5 luge gjelle sheqer
3 kuti pjeshke
2 kokrra vez
rreth 15-20 biskota savoiardi
PERGATITJA:
Ne nje ene rrahim sheqerin me te verdhat e vezeve,shtojme dhe maskarponen dhe i rrahim perseri.Presim pjeshket ne copa te vogla Te bardhat e vezeve i rrahim derisa te behen shkume dhe jua shtojm kremit.I perziejm mire kesaj rradhe me ndihmen e nje luge qe mos te prishim balancimin e dy kremerave(maskarponen me vezet shkume) ngadale ne menyre qe te perfitojm nje krem sa me te bute.
Pasi kemi pergatitur kremin njomim biskotat savoiardi nga te dy anet me shurupin e pjeshkave dhe i radhisim ne nje tepsi qelqi.Pasi kemi vendosur shtresen e pare te biskotave vendosim dhe nje shtres kremi dhe siper shtoni pjeshket e prera ne copa te vogla dhe keshtu me radhe deri ne fund. Siperfaqen e mbulojme me pjeshket e prera.E leme ne frigorifere te pushoj per me shume se 2 ore
Ju Befte mire 🙂