Salsa kokteil
Me aromen intesive të konjakut,salsa koteil o siç quhet shpesh sala rozëose sals konjaku, është një salsë e shkëlqyer për shoqërimin e frutave të detit,arragostave,gjinkallave të detit,skampit,karkalecave etj.Delikate dhe me shumë aromë kjo salsë arrinë të nxjerë edhe më në pah shijen e pjatave që ajo shoqeronë.Në tregë gjënden variante të ndryshme të kësaj salse por eshtë fare e thjeshtë për ta përgatitur për mos ta bërë në shtëpi.Baza e sajë është majonezi dhe disa përbërës të tjere ku ndër to gjendet dhe ketchup (ketçap)në receten origjinale.Unë e zvëndesova me një Coulis me ribes të kuq (rush i kuq francez pa fara) për ti dhëne një shije frutash.
PERBERSIT:
50 ml pana fresket
gjysem gote të vogël konjak
200 gr majonez
1 lugë sals worcester
1 lugë mustardë
80 gr Coulis ribesi të kuq (rrush francez pa fara)mundë ta beni me mjedër
PERGATITJA:
Me një enë vendosni majonezin ,shtoni Coulis e ribesit dhe përzijini ngadalë,shtoni me radhë salsën worcester ,konjaku,mustarden gjithmone duke i përzier.
Rrihni panën sa te formohet në shkumë dhe shtojeni dhe këte te salsa kokteil duke e perziere ngadale derisa të gjithë përbersit të përzihen me njëri tjetrin.Duhet tju rezultoje një salsë e dendur dhe kremoze.Lëreni të mpikset për rreth 2 ore në frigorifere para se ta konsumoni.
PS: Bëni kujdes me konsumin e kësaj salse sepse ka tepër kalori ,konsiderohet si një ndër salsat me përqindjen më të larte të kalorive 🙁